Në kuadër të programit „Identiteti dhe Integrimi“, Shoqëria DIJA ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e një workshopi të veçantë mbi sfidat që lindin gjatë “përplasjes” mes kulturave shqiptare dhe gjermane. Pjesëmarrësit do të eksplorojnë temat duke u angazhuar në një proces interaktiv dhe praktik. Ky workshop ofron analizimin e veçorive kulturore, e perceptimeve dhe paragjykimeve që ndodhin në komunikim, për shkak të dallimeve kulturore. Thellimi i njohurive ndërkulturore do të kontribuojë në zhvillimin pozitiv të suksesit në profesion ose në jetë.
Prandaj, kemi kënaqësinë që të ju ftojmë në këtë aktivitet:
Kur: E shtunë, 22.03.2025
Ora: 14:00 - 15:30 dhe 15:30 - 17:00
Ku: IBZ - Amalienstraße 38, 80799 München
Posteri [PDF] dhe korniza programore [PDF]
Regjistrimi këtu në fund të faqes!
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------
PROGRAMI:
Pjesa e parë: Kultura - veçori dhe perceptime
14:00 - Hapja, prezantimi dhe hyrje e shkurtër në tematikë.
14:15 - Ushtrim i shkurtër mbi karakteristikat kulturore.
14:30 - Referim: Karakteristikat kulturore: Individualiteti dhe kolektivizmi.
- Si lindin keqkuptimet kulturore gjate perceptimit në takime?
- Punë në grup: Cilat vlera kulturore ndikojnë në perceptimin tonë?
(p.sh. hierarkia, të kuptuarit e kohës, përballja me emocionet).
15:20 - Pushim (10 Minuta)
Pjesa e dytë: Komunikimi dhe mirëkuptimi
15:30 - Stilet e komunikimit në krahasim
- Referim: Stile komunikimi në Gjermani dhe Shqipëri!
Komunikimi (jo-)verbal, qasja (in-)direkte, mirësjellja, etj.
15:45 - Ushtrim: Sjellja ndërkulturore si pjesë identitare?
16:00 - Referim: Si lindin paragjykimet dhe si trajtohet shoku kulturor?
16:10 - Punë në grup: Raste studimore si dhe të përzgjedhura nga pjesëmarrësit.
16:45 - Përmbledhje: Teknika të menaxhimit të keqkuptimeve ndërkulturore!
17:00 - Mbyllja