Info
Ju mirëpresim në Simpoziumin shkencor që organizohet në kuadër të Takimeve të Mynihut 2023, të cilat organizohen çdo vit nga Shoqëria e akademikëve shqiptarë - DIJA e.V. në Mynih.
Këtë vit Takimet e Mynihut organizohen në bashkëpunim me Institutin shkencor mbarëkombëtar Alb-Shkenca dhe me mbështetje nga Ministrina e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Shoqëria gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ dhe Qyteti i Mynihut (Gjermani).
Takimet këtë vit zgjatin dy ditë, me 24.11 dhe 25.11.2023, dhe do të shqyrtojnë temën:
"Ndërtimi i një platforme për perkrahjen e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit të Diasporës shkencore shqiptare".
Simpoziumin shkencor organizohet në ditën e dytë, më 25.11.2023.