Info

Ju mirëpresim në Simpoziumin shkencor që organizohet në kuadër të Takimeve të Mynihut 2024, të cilat organizohen çdo vit nga Shoqëria e akademikëve shqiptarë - DIJA e.V. në Mynih.

Edhe këtë vit Takimet e Mynihut organizohen në bashkëpunim me Institutin shkencor mbarëkombëtar Alb-Shkenca dhe me mbështetje nga Shoqëria gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ dhe Qyteti i Mynihut (Gjermani).

  • Posteri i Takimeve të Mynihut 2024 [ PDF | JPG ]
  • Korniza programore [ PDF | JPG ]
  • Pjesëmarrësit në program [ PDF | JPG ]


Takimet këtë vit zgjatin dy ditë, me 29.11 dhe 30.11.2024.


Simpoziumi shkencor organizohet në ditën e dytë, më 30.11.2023.

Regjistrohu për pjesëmarrje në simpozium ... »